Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Fillon punën Zyra Mobile Lëvizëse e ANJF-së në Komunën e Kastriotit

Fillon punën Zyra Mobile Lëvizëse e ANJF-së në Komunën e Kastriotit

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) në diten e fundit të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ka funksionalizuar Zyren Mobile lëvizëse për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Kastriotit, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, projektit të UNDP-së “Voices of Justice” dhe Komunës së Kastriotit.

Qëllimi i Zyres Mobile Lëvizëse është rritja e qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët, në komunat ku ANJF nuk ka zyre statike, si dhe me fokus të veçantë te grupet më të cenueshme të shoqërisë.

Në hapjen e aktivitetit të Zyres morën pjesë Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Drejtësisë, z. Blerim Sallahu; Kryetari i Komunës së Kastriotit, z. Halil Thaçi; si dhe Drejtori i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, z. Faton Jashari. Me këtë rast, u theksua rëndësia e Zyrës Mobile si një mekanizëm i rëndësishëm për ofrimin e shërbimeve juridike falas më afër qytetarëve, veçanërisht atyre që përballen me vështirësi financiare ose kushte të pafavorshme sociale.

Zyra Mobile Lëvizëse e ANJF-së do të qëndrojë për një muaj në Komunën e Kastriotit, për të vazhduar më pas në zona të tjera në nivel vendi sa më afër qytetarëve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors