Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ligjëratë mbi qasjen në drejtësi për nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj

Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas – Zyra Rajonale Ferizaj, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj dhe Strehimoren “Shtëpia Ime” Ferizaj, dhe me përkrahjen e GIZ-it gjerman, me datë 08.12.2025 ka realizuar një ligjëratë informuese me nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj.

Gjatë aktivitetit u trajtuan tema kyçe si:

• Qasja në drejtësi përmes ndihmës juridike falas dhe bashkëpunimi me mekanizmat lokal institucional

• Roli i institucioneve në parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje

• Mënyrat e raportimit dhe kërkimit të ndihmës,

• Diskutim i hapur me nxënësit dhe ndërgjegjësim mbi të drejtat e tyre.

Falënderojmë të gjithë partnerët dhe pjesëmarrësit që kontribuan në këtë aktivitet të rëndësishëm, si dhe nxënësit për angazhimin dhe pyetjet e tyre të vlefshme. Së bashku punojmë për të rritur vetëdijen e të rinjve, për një shoqëri më të sigurt dhe garantimin e qasjes së barabartë në drejtësi!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors