Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takim për diskutimin e Draft Planit Strategjik të ANJF-së

Më 18 Shkurt 2026, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas (ANJF), me mbështetjen e projektit të UNDP – së “Voices of Justice”, realizoi takimin e radhës për diskutimin e Draft Planit Strategjik të ANJF-së 2026-2028.

Takimi u hap me fjalët hyrëse nga U.D. Drejtori i ANJF-së, z. Faton Jashari, Kryesuesja e Grupit Punues – Drejtorja e Departamentit Ligjor në ANJF, znj. Flutura Berbati Zena si dhe Menaxheri i Programit në UNDP, z. Ardian Latifaj, të cilët theksuan rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës dhe të strukturuar në finalizimin e Planit Strategjik, si dokument kyç për orientimin e zhvillimit institucional në vitet e ardhshme.

Gjatë takimit, eksperti i angazhuar nga UNDP, z. Rinor Hoxha, prezantoi draftin e Planit Strategjik, duke elaboruar objektivat strategjike, rezultatet e synuara dhe indikatorët kryesorë të performancës. Më pas, grupi punues, nën moderimin e Kryesueses së Grupit Punues, znj. Flutura Bërbati Zena, zhvilloi diskutime të detajuara mbi përmbajtjen e draftit, duke ofruar komente dhe rekomandime konkrete për përmirësimin dhe harmonizimin e dokumentit me prioritetet institucionale. Në pjesën e dytë të takimit, diskutimet u fokusuan në Planin e Veprimit si dhe për hapat e ardhshëm drejt finalizimit të Planit Strategjik, përfshirë integrimin e komenteve të grupit punues dhe planifikimin e procedurave për miratim.

Ky takim përbën një fazë të rëndësishme në procesin e hartimit të Planit Strategjik të ANJF-së, duke siguruar një qasje bashkëpunuese dhe profesionale mes përfaqësuesve të ANJF-së, Ministrisë së Drejtësisë dhe shoqërisë civile në ndërtimin e një dokumenti që do të forcojë më tej shërbimet e ndihmës juridike falas dhe do të kontribuojë në garantimin e qasjes së barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors