Me datë 25 dhe 26 Mars 2026, përfaqësues të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) morën pjesë në punëtorinë rajonale me temë “Nga kornizat ligjore tek të dhënat e krahasueshme dhe përdorimi i politikave”, e organizuar nga Council of Europe në Budva – Mal i Zi. Punëtoria mblodhi ekspertë dhe përfaqësues institucionalë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropes Lindore, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe avancimit të reformave në fushën e drejtësisë dhe ndihmës juridike falas.
Në këtë ngjarje, ANJF u përfaqësua nga Flutura Berbati Zena – Drejtore e Departamentit Ligjor dhe Qëndrim Gashi – Udhëheqës i Divizionit për Legjislacion, të cilët pasyqruan funksionimin e ndihmës juridike falas në Republikën e Kosovës dhe kontribuuan në diskutime lidhur me përmirësimin e sistemeve të mbledhjes dhe analizës së të dhënave, si dhe përdorimin e tyre për hartimin e politikave efektive në fushën e qasjes në drejtësi.
Pjesëmarrja në këtë punëtori përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe rritjes së kapaciteteve institucionale të ANJF-së, në funksion të ofrimit më efikas të shërbimeve të ndihmës juridike falas për qytetarët.
Kjo aktivitet është realizuar në kuadër të iniciativës rajonale për përmirësimin e vlerësimit të reformave në drejtësi në Ballkanin Perëndimor dhe Evropen Lindore.