Sot, më 16 qershor 2026, në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, znj. Flutura Berbati Zena, Drejtore e Departamentit Ligjor, së bashku me bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të organizatës partnere Programi për të Drejtat Civile Kosovë (CRP/K), realizuan një vizitë në Qendrën e Azilit në Magure.
Gjatë vizitës, u diskutua lidhur me procedurat që duhet të ndjekë një shtetas i huaj për të paraqitur kërkesën për azil, procedurat e regjistrimit dhe të qëndrimit në qendër, si dhe kushtet dhe shërbimet që kjo qendër ofron për azilkërkuesit.
Po ashtu, pjesëmarrësit patën mundësinë të shohin nga afër mënyrën se si ofrohet ndihma juridike falas për azilkërkuesit nga Programi për të Drejtat Civile Kosovë (CRP/K) në Qendren e Azilit.
Ky aktivitet u realizua nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, në bashkëpunim me Programin për të Drejtat Civile Kosovë (CRP/K).