Sot, më 16.06.2026, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet OJQ VORAE, Komunës së Lipjanit dhe Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF), u mbajt takimi me temën: “Transformimi i Vendbanimeve si Model për Transformim Gjithëpërfshirës Shoqëror”.
Takimi u fokusua në diskutimin e transformimit të vendbanimeve si proces i integruar që synon përfshirjen sociale, legalizimin e pronave, planifikimin urban, zhvillimin e infrastrukturës dhe garantimin e të drejtave për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
Agjencia për Ndihmë Juridike Falas mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që promovojnë qasje të barabartë në drejtësi dhe zhvillim të qëndrueshëm përmes këshillimit juridik, ndërmarrjes së veprimeve juridike dhe përfaqësimit në procedurat përkatëse.