Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

PRIZREN

Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, znj. Fjorda Mujollar, zyrtare e lartë për ndihmë juridike në Zyrën Rajonale për Ndihmë Juridike Falas në Prizren, ka realizuar një takim të përbashkët me z. Fatmir Memaj, drejtor i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe znj. Kumrie Krasniqi Bytyqi, drejtoreshë e Qendrës për Punë Sociale në Prizren.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në ofrimin e mbështetjes për qytetarët që kanë nevojë për shërbime sociale, familjare dhe juridike, si dhe për referimin e rasteve që mund të përfitojnë nga ndihma juridike falas.

Po ashtu, u trajtuan mundësitë e koordinimit ndërmjet institucioneve për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, veçanërisht të kategorive më të ndjeshme, përfshirë familjet në nevojë, fëmijët, të moshuarit dhe personat në situata të vështira sociale.

Takimi shërbeu për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e informacioneve lidhur me shërbimet që ofrohen nga institucionet përkatëse, me qëllim sigurimin e qasjes sa më të lehtë dhe efektive të qytetarëve në shërbime sociale, familjare dhe juridike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors