Në kuadër të aktiviteteve të Javës për Ndihmë Juridike Falas, znj. Jehonna Qerimi, Zyrtare e lartë për ndihmë juridike në Zyrën Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Skenderaj, ka realizuar një takim informues dhe koordinues me zyrtaret komunale: Redona Shala – Zyrtare Kundër Diskriminimit, Qefsere Dauti-Ukaj – Zyrtare për Barazi Gjinore, Mirlinda Derguti – Zyrtare për Zhvillim Ekonomik, Emine Lushtaku – Zyrtare për Statistika në Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Shehrije Rama – Zyrtare për Viktimat e Luftës.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e ofrimit të ndihmës juridike falas për qytetarët, me fokus të veçantë në garantimin e qasjes në drejtësi për kategoritë e cenueshme, mbrojtjen nga diskriminimi, avancimin e barazisë gjinore, mbështetjen e viktimave të luftës, si dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në adresimin e nevojave të qytetarëve.
Pjesëmarrëset shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe për rritjen e informimit të qytetarëve mbi të drejtat dhe shërbimet që ofrohen në kuadër të ndihmës juridike falas, me qëllim të forcimit të qasjes së barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët.