Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

PRIZREN

Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, znj. Fjorda Mujollar, zyrtare e lartë për ndihmë juridike në Zyrën Rajonale për Ndihmë Juridike Falas në Prizren, ka realizuar takim me znj. Shpresa Emra, Kryetare e Gjykatës Themelore në Prizren.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e qasjes së qytetarëve në drejtësi dhe për rolin e ndihmës juridike falas në garantimin e mbrojtjes dhe realizimit të të drejtave të tyre. Po ashtu, u theksua rëndësia e informimit të qytetarëve për shërbimet që ofron Agjencia për Ndihmë Juridike Falas dhe mundësitë që kanë për të përfituar nga këto shërbime.

Njëherit u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe Gjykatës Themelore në Prizren, me qëllim të lehtësimit të qasjes së qytetarëve në shërbime juridike dhe sigurimit të mbrojtjes efektive të të drejtave të tyre.

Takimi shërbeu për shkëmbimin e informacioneve dhe forcimin e bashkëpunimit institucional në funksion të avancimit të qasjes së barabartë në drejtësi dhe promovimit të shërbimeve të ndihmës juridike falas për të gjithë qytetarët.

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas mbetet e përkushtuar në forcimin e partneriteteve me gjykatat dhe institucionet e tjera relevante, me qëllim ofrimin e shërbimeve juridike sa më efikase dhe të qasshme për të gjithë

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors