Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Aktivitet ndërgjegjësues për ndihmën juridike falas në Qendrën Edukuese Korrektuese për të Mitur

Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas (ANJF), e përfaqësuar nga z. Qëndrim Gashi, Udhëheqës i Divizionit për Legjislacion, në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), e përfaqësuar nga juristët znj. Fatmire Haliti dhe z. Fisnik Mehmeti, realizoi një aktivitet informues dhe ndërgjegjësues në Qendrën Edukuese Korrektuese për të Mitur në Lipjan.

Përfaqësuesit e ANJF-së dhe QKRMT-së u pritën nga z. Lulzim Gashi, Udhëheqës për Siguri në Qendrën Edukuese Korrektuese për të Mitur. Aktiviteti u fokusua në informimin e të miturve të privuar nga liria mbi të drejtat e tyre ligjore, garancitë procedurale të garantuara me legjislacionin e Republikës së Kosovës, si dhe mundësitë për të përfituar nga shërbimet e ndihmës juridike falas.

Përmes një diskutimi interaktiv dhe sesionit pyetje-përgjigje, pjesëmarrësit patën mundësinë të marrin informacione praktike mbi qasjen në drejtësi dhe mekanizmat institucionalë që mbrojnë dhe avancojnë të drejtat e tyre.

Përmes aktiviteteve të tilla, ANJF vazhdon të promovojë të drejtën për qasje të barabartë në drejtësi, të rrisë ndërgjegjësimin juridik të qytetarëve dhe të forcojë besimin në institucionet që ofrojnë mbështetje ligjore, me fokus të veçantë te kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.

Falënderojmë Qendrën Edukuese Korrektuese për të Mitur në Lipjan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e këtij aktiviteti.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors