Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

? Drenas | Sesion informues në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas

Më 18 qershor 2025, në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) organizoi një sesion informues në Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave (QPDG) në Drenas.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi dhe fuqizimi i të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, përmes sqarimit të të drejtës për përfitimin e dy pensioneve: pensionit të rregullt dhe atij për statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës.

Në sesion morën pjesë përfaqësues nga ANJF, QKRMT dhe QPDG, të cilët prezantuan: procedurat ligjore, dokumentacionin e nevojshëm, dhe shërbimet që ofron ndihma juridike falas për këtë kategori.

Diskutimi u shoqërua me pyetje dhe përgjigje të drejtpërdrejta nga pjesëmarrëset, duke sqaruar sfidat dhe paqartësitë në realizimin e të drejtave të tyre.

Gjatë aktivitetit u shpërndanë materiale informuese dhe u ofrua asistencë individuale për rastet që kërkojnë mbështetje të mëtejme.

Ky aktivitet u zhvillua në frymën e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përkushtimit për të siguruar qasjen e barabartë në drejtësi, gjithmonë me respekt dhe ndjeshmëri ndaj dinjitetit të të mbijetuarave.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors