Sot me 19 Qershor 2025, në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, Zyrtari i Lartë për Ndihmë Juridike nga Zyra Rajonale për Ndihmë Juridike Falas në Gjilan, z. Sadulla Salihu, realizoi një vizitë zyrtare në Zyrën për Mbrojtjen e Viktimave në Komunen e Gjilanit.
Gjatë takimit me Udhëheqësin Rajonal, z. Gani Leci, si dhe me ekipin e mbrojtësve të viktimave, z. Egzon Maloku, z. Driton Hashani, znj. Violë Kadriu dhe praktikanten znj. Fitore Pajaziti u diskutua për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përmirësimin e qasjes në drejtësi për viktimat e dhunës në familje.
Kjo vizitë vjen si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për të garantuar ndihmë juridike falas për të gjithë. Duke ndërtuar ura bashkëpunimi mes institucioneve kyçe, sigurojmë që asnjë viktimë të mos mbetet e pambrojtur dhe që çdo zë të dëgjohet në sistemin e drejtësisë.