Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

? Mitrovicë | Vizitë në QMGF “Raba Voca”

Në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas, sot më 19 Qershor 2025, zyrtaret nga Zyra Rajonale për Ndihmë Juridike Falas Mitrovicë, Hajrije Kutllovci Zahiti dhe Bleona Asllani zhvilluan një takim të frytshëm me znj. Fidane Hyseni, Drejtoreshë e Qendrës për Mbrojtjen e Gruas dhe Fëmijës “Raba Voca” në Mitrovicë.

Takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit për ofrimin e mbështetjes së gjithanshme për viktimat e dhunës, veçanërisht gratë dhe fëmijët, si dhe lehtësimin e qasjes në drejtësi për ta.

Pikat kryesore të diskutimit:

– Shkëmbimi i informacionit rreth shërbimeve të ANJF-së dhe mënyrës së referimit të rasteve nga QMGF “Raba Voca”.

– Reagimi i menjëhershëm institucional ndaj rasteve të dhunës në familje.

– Rritja e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional për parandalimin dhe trajtimin efektiv të rasteve.

– Ofrimi i ndihmës juridike, strehimit dhe përkrahjes psikologjike për viktimat.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një rrjeti mbështetës dhe efikas për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e çdo viktime.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors