Në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas, organizata Advancing Together realizoi fushatën informuese “Derë më Derë” në fshatin Prelluzhë të Komunës së Vushtrrisë, me fokus te komunitetet jo-shumicë.
Gjatë kësaj fushate, përfaqësuesit e AT-së vizituan familjet në vendbanimet lokale dhe i informuan drejtpërdrejt qytetarët për:
Mundësinë për të përfituar ndihmë juridike falas përmes Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF);
Procedurat dhe kushtet për qasje në këtë shërbim që garanton mbështetje juridike profesionale për të gjithë qytetarët, pa dallim.
Të drejtat e tyre pronësore;
Qëllimi i kësaj iniciative ishte të arrijë informacioni atje ku ka më shumë nevojë, duke fuqizuar qytetarët për të ushtruar të drejtat e tyre dhe duke siguruar qasje të barabartë në drejtësi, sidomos për ata që përballen me barriera sociale apo ekonomike.
Drejtësia fillon me informim. Ne shkojmë atje ku qytetarët janë!