Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) organizoi takim koordinues virtual me akterë të ndryshëm të sistemit të drejtësisë, organizata të shoqërisë civile dhe institucione tjera relevante

Me 30 qershor 2020, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) nën udhëheqjen e znj. Anita Alaj Kaslanderi Drejtore Ekzekutive-zv dhe me mbështetjen e Activitetit të USAID Drejtësia Vlen, organizoi një takim koordinues virtual me akterë të ndryshëm të sistemit të drejtësisë, organizata të shoqërisë civile dhe institucione tjera relevante.

Qëllimi i takimit fillestar koordinues, ishte që të diskutohen dhe të adresohen prioritetet dhe sfidat e identifikuara të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, në mënyrë që të nxitet bashkëpunimi ndërinstitucional dhe të kumtohen rezultatet e reformave me akterët e tjerë të sistemit të drejtësisë.

Pjesëmarrës në takim ishin z. Selim Selimi, Ministër i Ministrisë së Drejtësisë, znj. Afërdita Bytyqi, Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, z. Florim Shefqeti, Drejtor Ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, Z. Basri Kastrati, Menaxher i Zyrës për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Viktimave, znj. Hidajete Vokshi, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, znj. Fahrije Lutfiu, Policia e Kosovës, z. Lendrit Qeli, Zyra për Komunitet dhe Kthim, znj. Rrona Berisha, GIZ, znj. Edona Ahmetaj, Aktiviteti i USAID-it Drejtësia Vlen.

Të pranishmit u pajtuan që takimet e tilla të mbahen së paku dy herë në vit dhe të ftohen edhe akterë, institucione dhe organizata të tjera.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors