Agjencia për Ndihmë Juridike Falas dhe OJQ Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve do të bashkëpunojnë në realizimin e aktivitetit të Punës praktike për të rinjt e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian .
Qëllimi i këtij MM është fuqizimi i të rinjve të komuniteteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian për punë praktike dhe krijimi i lehtësirave për punësimin e tyre në të ardhmen.
Përmes këtij Memorandumi të Mirëkuptimit të rinjtë do të kenë mundësinë të mësojnë sa më shumë prej punës praktike duke iu ofruar asistencë nga profesionistët brenda ANJF-së, në mënyrë që të jenë kandidat potencial për tregun e punës.