Më 11 qershor 2020, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas me mbështetje të aktivitetit të USAID-it Drejtësia Vlen, organizoi Punëtorinë e radhës për Fuqizimin Operacional për të diskutuar rreth hartimit të Manualit për unifikimin e punës së zyrtarëve.
Znj. Anita Kalanderi, Drejtoreshë Ekzekutive-ZV në bashkëbisedim me përfaqësuesit e zyrave rajonale diskutoi rekomandimet e propozuara në lidhje me Udhëzuesin për procesimin e rasteve për Ndihmë Juridike Falas
Gjithashtu, zyrtarët ligjorë u udhëzuan rreth mënyrës së unifikuar të raportimit, duke shtuar raportimin e rasteve nga platforma online e ANJF-së, të mbështetur nga GIZ.
Punëtoria ishte e ndarë në dy grupe duke respektuar në mënyrë strikte masat e distancës sociale për shkak të gjendjes aktuale të pandemisë.