Me dt. 30.08.2022, znj. Anita Alaj Kalanderi, Drejtore Ekzekutive në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas nënshkroi kontratat për angazhimin e tre praktikantëve në ZRNJF Prishtinë, ZRNJF Gjilan, ZRNJF Mitrovicë, me organizatën joqeveritare OJQ ” LENS”, si partner implementues i programit të mbështetur nga Agjencia Suedeze për zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar – Sida, dhe nën udhëheqjen të CDF, Projekti : ‘’ Promovimi I Punës së Dinjitetshme- Programi I Punës praktike për jurist të rinjë ‘’ius’’.
Qëllimi i programit të praktikës është ngritja e njohurive rreth oftimit të ndihmës juridike falas, procedurave ligjore, asistimin në përgaditjen dhe shkrimin ligjor të dokumenteve, holumtimin dhe rishikimin e literatures dhe ligjeve të Kosovës.
Agjencia për Ndihmë Juridike Falas zotohet që do të kontriboj gjithnjë në aftësim profesional të juristëve të rinjë.