Me datë 10.03.2022, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, me mbështetjen e Projektit JAK – USAID, organizoi tryezën e rumbullakët me perfqësuesit e OJQ-ve dhe qëllimi i saj është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) dhe OJQ-ve që merren me mbrojtjen e kategorive të cenueshme sociale me qëllim promovimin e institucionit të ndihmës juridike falas.
Puna e organizatave te shoqërisë civile (OSHC-ve) që ofrojnë ndihmë juridike falas, vlerësimi në shtrirjen dhe cilësinë e ndihmës juridike të ofruar me qëllim mbledhjen dhe sistemimin e informacionit.
z. Beshir Islami, Kryesues i Këshillit për Ndihmë Jurdike Falas, e hapi takimin dhe informoj pjesëmarrësit lidhur me prioritetet që i ka Këshilli për Ndihmë Jurdike Falas, ku njëra ndër to është edhe plotësim ndryshimi i rregullorës për partneritet me OJQ-të.
Znj. Anita Alaj Kalanderi, Drejtore Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, prezantoi punën, të arriturat dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, ndër të tjera theksoi se këto takime koordinuese synojnë të nxisin bashkëpunim reciprok, për të adresuar prioritetet e identifikuara bashkarisht dhe për të komunikuar rezultatet e reformave në vazhdim me akterët e tjerë të sektorit të drejtësisë.
Përfaqësuesit e OJQ-ve u dakorduan se do të jenë pjesë e grupit punues për hartimin e rregullorës për partneritet me OJQ-të.
Pjesmarrës në takim ishin një numër i kosniderushëm i perfaqësuesëve të OJQ-ve.