Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas pjesë e debatit televiziv në emisionin “Context” të ATV-së

Z. Faton Jashari, U.D i Departamentit Ligjor në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas ishte pjesë e debatit televiziv në emisionin “Context” të ATV-së, për të diskutuar lidhur me të drejtën e qytetarëve për kompensim. Gjatë këtij debati është theksuar roli i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, e cila shërben si një mekanizëm i mirë referues për qytetarët në adresimin e kërkesave për kompensim në procedurë civile, administrative dhe penale.

Ky aktivitet synon që të kontribuojë në rritjen e vetëdijes qytetare për të drejtën e kompensimit në rast të dëmit të shkaktuar nga autoritetet publike dhe u realizua në bashkëpunim me Organizaten D+ në kuadër të projektit “Promovimi i procedurave të drejta administrative për qytetarë dhe biznese”, i cili financohet nga zyra e BE-së në Kosovë.

Linku i emisionit: https://www.youtube.com/watch?v=2VAlygjS4WI

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors