Temat kyç të diskutuara ishin:
– Rëndësia e zhvillimit ekonomik dhe social për banorët e lagjeve 028 dhe 029.
– Përgatitja sociale e banorëve për transformimet që do të ndodhin në aspektin e jetesës urbane.
– Nevoja për infrastrukturë që respekton standardet e banimit urban.
– Nënshkrimi i një marrëveshjeje ndërmjet Komunës së Fushë Kosovës, Agjencisë Kadastrale dhe institucioneve qendrore për trajtimin e çështjeve pronësore.
– Ndihma juridike falas për personat që nuk kanë mundësi ekonomike për zgjidhjen e problemeve ligjore.
– Ndërgjegjësimi i banorëve për të qenë pronarë legjitimë në vendbanimet e tyre.
Qëllimi i tryezës ishte diskutimi për çështjet pronësore dhe gjetja e mënyrave për lehtësimin e procedurave për ndihmë juridike falas, veçanërisht për komunitetet e margjinalizuara në procesin e legalizimit të pronave.