Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Agjencia per Ndihme Juridike Falas priti ne takim përfaqësuesit e Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Me datë 30.11.2022, Drejtorja Ekzekutive znj. Anita Alaj Kalanderi priti në takim përfaqësuesit e Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Qëllimi i takimit ishte njoftimi për së afërmi për problemet në të cilat hasin qytetarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, ndër të tjera u diskutura për sfidat me të cilat po ballafaqohet kjo zyrë, po ashtu rreth mundësive të ofrimit të Ndihmës Juridike Falas edhe për qytetarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Drejtoresha znj. Alaj Kalanderi theksoi që kjo kerkesë do të trajtohet me kujdes dhe do ta adresojë tek Ministria e Drejtësisë me qëllim të zgjidhjes të kësaj problematike, duke ju siguruar çasje të barabartë në drejtësi në bazë të Ligjit për Ndihmë Juridike Falas.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors