Sot me dt. 18.04.2022, z. Beshir Islami – Kryesues i Këshillit për Ndihmë Juridike Falas bashkë me znj. Anita Alaj Kalanderi – Drejtore Ekzekutive patën kënaqësinë të presin në takim z.Margus Sarapuu, Menaxher i Projektit të përkrahjes së proceseve reformuese për integrim evropian të Kosovës me bashkëpunëtorë znj. Rrona Berisha dhe znj. Suada Korenica.
Ne këtë takim u diskutuan rezultatet e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, falë mbeshtetjes së Projektit GIZ, si dhe mundësia e bashkëpunimit në të ardhmen.
Përfaqësuesit e Agjencisë falenderuan GIZ-in për mbështetjen e vazhdueshme që po ju ofron ANJF-së në drejtim të realizimit të misionit të saj.