Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

ANJF ndan mirënjohje për kolegen Fana Bërdynaj

Më 2 Shtator 2025, kolegia jonë e çmuar, znj. Fana Bërdynaj, pas një karriere mbi dy dekada në shërbim të drejtësisë dhe qytetarëve, doli në pension, me këtë rast iu nda mirënjohje për kontributin e dhënë në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas.

ANJF falënderoi dhe shprehi mirënjohjen më të thellë për znj. Bërdynaj, për punën e bërë duke e cilësuar si shembullin më unik të një zyrtareje e cila me përkushtim, zell dhe punë profesionale ka arritur të tregoj se si arrihen rezultate në punë. Me integritet të lartë profesional dhe moral, znj. Bërdynaj u bë shembull i përkushtimit, etikës dhe profesionalizimit në ofrimin e ndihmës juridike falas. Si pjesë e Zyrës Rajonale për Ndihmë Juridike Falas në Pejë, ku shërbeu edhe si përgjegjëse e zyrës për më shumë se një dekadë, ajo la gjurmë të pashlyeshme në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe forcimin e besimit në drejtësi.

Ndërsa Fana sot pensionohet, kontributi dhe shpirti i saj i palodhur në shërbim të drejtësisë nuk do të pensionohen kurrë. I gjithë stafi i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas e falenderon Fanen për korrektësinë, bashkëpunimin e frytshëm dhe kolegialitetin e treguar gjatë shërbimit të saj, njëherit i urojmë jetë të gjatë me shëndet të plotë dhe ta gëzojë pensionimin së bashku me familje!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors