Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

ANJF pjesë e tryezës së diskutimit “E drejta e vajzave dhe grave në trashëgimi dhe pronë”

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas mori pjesë në tryezën e diskutimit “E drejta e vajzave dhe grave në trashëgimi dhe pronë”, organizuar nga Ministria e Drejtësisë në kuadër të Fushatës Globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

U.D Drejtori i ANJF-së, Faton Jashari, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e qasjes së barabartë në pronë dhe trashëgimi si një nga garancitë kryesore për fuqizimin ekonomik të vajzave dhe grave, duke nënvizuar rolin që ka ndihma juridike falas në ofrimin e mbështetjes ligjore për gratë që përballen me padrejtësi në këtë fushë.

Përfaqësues të institucioneve dhe organizatave pjesëmarrëse diskutuan mbi sfidat dhe zgjidhjet konkrete për zbatimin e plotë të të drejtave pronësore, si dhe rëndësinë e forcimit të politikave publike që mbrojnë barazinë gjinore.

ANJF mbetet e përkushtuar të ofrojë ndihmë juridike profesionale për të gjitha gratë dhe vajzat që kërkojnë realizimin e të drejtave të tyre pronësore dhe trashëgimore.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors