Bashkëpunimi Kosovë Shqipëri 
Përfaqësuesit e Agjensisë për Ndihmë Juridike Falas të udhëhequr nga Drejtorja Ekzekutive znj.Anita Alaj Kalanderi qëndruan në vizitë dy ditore në Republikën e Shqipërisë.
Gjatë vizitës së tyre vizituan ambientet e drejtorisë së ndihmës juridike falas në Shqipëri , në takim u pritën nga Drejtori i përgjithshëm z.Qirici, temë diskutimi ishte marrëveshja e ratifikuar së fundmi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmë juridike të ndërsjelltë në qështjet civile dhe tregtare.
Delegacioni vizitoi nga afër Qendrën e Shërbimit të Ndihmës Juridike Falas parësore në Tiranë ku patën rastin të ndiqnin nga afër trajtimin e problematikës së një qytetari të interesuar për të përfituar ndihmën juridike të garantuar nga shteti.
Delegacionin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas e priti në takim Këshilltarja e Ministrisë së Drejtësisë znj. Dragoj ku temë e diskutimit ishin zhvillimet kryesore të dy sistemeve të ndihmës juridike falas po ashtu u dakorduan me vijimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë