Me datë 12.02.2025, U.D Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas z. Faton Jashari priti në takim znj. Ganimete Xhelili, Kryetare e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional. Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me shpenzimet e procedurës së ndërmjetësimit për palët përfituese të ndihmës juridike falas si dhe u shikua mundësia se si këto shpenzime mund të mbulohen në të ardhmen.
Bashkëpunimi mes Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës kontribuon në avancimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe në fuqizimin e rolit të ndërmjetësimit si formë më efikase për zgjidhjen e kontesteve.