Më datë 04 gusht, UD. Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF), z. Faton Jashari, u mirëprit nga Shefi i Misionit të UNHCR-së në Kosovë, z. Arjun Shrestha.
Gjatë takimit u ritheksua rëndësia jetike e ndihmës juridike falas për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për garantimin e qasjes në drejtësi për grupet më të cenueshme, përfshirë azilkërkuesit, personat me mbrojtje ndërkombëtare, si dhe individët në rrezik të apatridisë.
ANJF shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me UNHCR-në dhe partnerin e tij zbatues, duke riafirmuar përkushtimin tonë të përbashkët për të forcuar sistemin e ndihmës juridike falas dhe për të promovuar të drejtat themelore të njeriut në Kosovë.
Faleminderit UNHCR për mbështetjen dhe partneritetin e çmuar!