Sot me datë 19 Prill 2024, përfaqësuesi i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas z.Sadulla Salihu vizitoi Zyren Regjionale të Mbrojtësve të Viktimave në Komunen e Gjilanit, ku u prit nga z. Gani Leci, mbikqyrës i kësaj zyre.
Qëllimi i vizitës ishte diskutimi lidhur me rekomandimet e përmbledhura nga dy takimet e Ministrisë se Drejtesisë me Grupin ndërministror për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna me bazë gjinore dhe dhuna ndaj grave.
Njëherit gjatë këtij takimi është treguar gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit mes institucioneve me fokus në mbrojtjen e të drejtave të viktimave të dhunës në familje, dhunes me bazë gjinore dhe dhunës ndaj grave.