Më 19 qershor 2025, në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas, Zyrtarja e Lartë për Ndihmë Juridike nga Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Deçan, znj. Pranverë Zeqiraj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Zyrën e Gjendjes Civile në Deçan, ku u prit nga udhëheqësja znj. Hate Shehu.
Gjatë këtij takimi u diskutua për shërbimet që ofron Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, me theks të veçantë në ndihmën që u jepet qytetarëve të cilët i plotësojnë kriteret apo nëse janë kategori e veçantë përfituese e ndihmës juridike falas. Po ashtu, u theksua rëndësia e informimit dhe vetëdijesimit të qytetarëve për të drejtën e tyre ligjore për të përfituar nga ndihma juridike falas.