Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Dragash: Takim me akterët komunal

Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, zyrtari nga Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas Dragash, z. Mihat Sylejmani ka realizuar takim me z.Qerim Sylejmani dhe z.Bajram Rushiti – Zyrtarë Policor të Njesisë për Dhunë në Familje dhe z.Astrit Baxhaku – Udhëheqës i Sektorit të Gjendjes Civile.

Gjatë takimeve ai ka diskutuar më shumë rreth shërbimeve që Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ofron për viktimat e dhunës në Familje si kategori e veçantë përfituese e ndihmës juridike falas si dhe rreth shërbimeve që Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ofron për qytetarët e kësaj komune me qëllim të mbojtjes së të drejtave të tyre.

Po ashtu ai ka shpërndarë fletëpalosje informuese me qëllim që qytetarët që marrin shërbime nga këta akterë të informohen për punën e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors