Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, më 20 Qershor 2025, zyrtari i lartë për ndihmë juridike, z. Mihat Sylejmani nga Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas Dragash, realizoi takime zyrtare me z. Ibrahim Gashi, Drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Dragashv, me z.Emri Neshati, Kryetar i Organizatës se Veteranëve të Luftës dhe z.Sali Shala, Sekretar Organizatës se Veteranëve të Luftës.
Takimet kishin për qëllim:
– Informimin mbi rëndësinë dhe funksionimin e Ndihmës Juridike Falas në Republikën e Kosovës,
– Prezentimin e shtrirjes së ndihmës juridike falas nëpërmjet zyrave rajonale dhe mobile që ofrojnë këtë shërbim,
– Sqarimin e kritereve ligjore për përfitim të ndihmës juridike falas,
-Të drejtën e përfituesve të asistencës sociale/pensionale dhe veteranëve për përfitim të Ndihmës Juridike Falas,
– Si dhe diskutimin për mënyrat më efikase të bashkëpunimit ndërmjet Qendrës për Punë Sociale e gjithashtu edhe Organizatës së Veteranëve të Luftës.