Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas u takua me Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Me datë 27.05.2020, Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas znj.Anita Alaj-Kalanderi, e shoqëruar nga bashkëpunëtorët GIZ dhe USAID – Programi “Drejtesia Vlenë”, u takua me Kryetaren e Kuvendit znj.Vjosa Osmani.

Drejtoresha Alaj-Kalanderi, e njoftoi kryetaren e Kuvendit, me të arriturat dhe sfidat e Agjencisë duke theksuar se, Agjencia është institucioni i vetëm shtetëror në nivel qëndror, lokal dhe institucioni më i rëndësishëm në sistemin e integruar të ndihmës juridike në drejtim të ofrimit të Ndihmës Juridike Falas për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Drejtoresha Alaj-Kalanderi, e njoftoi kryetaren e Kuvendit, se Agjencia që nga themelimi është ballafaquar me mungesën e buxhetit dhe mungesën e stafit të mjaftueshëm, për të përmbushur misionin kushtetues dhe ligjor për ofrimin e ndihmës juridike falas në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në mënyrë që qytetarët të cilët nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare të sigurojnë çasje efikase në sistemin e drejtësisë dhe të përfitojnë shërbime të ofrimit të ndihmës juridike falas.

Drejtoresha theksoi se edhe përkundër mungesës së buxhetit dhe stafit të mjaftueshëm, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, duke ju falenderuar edhe donatorëve si GIZ, USAID – programi “Drejtësia Vlenë”, UNDP etj, me përkushtim dhe angazhim maksimal ka arritur që të ofroi ndihmë juridike falas për më shumë se 45 mijë qytetarë në procedurë civile, penale, administrative dhe kundërvajtëse në Republikën e Kosovës.

Duke e falenderuar për bashkëpunimin dhe gadishmërinë për mbështetjen e Agjencisë, nga Kryetarja e Kuvendit u kërkua mbështetje për të siguruar buxhetin e nevojshëm, që do të mundësonte funksionimin e zyrave mobile për ndihmë juridike falas të Agjencisë pas përfundimit të mbështetjes nga GIZ.

Kryeparlamentarja Osmani potencoi rëndësinë e funksionalizimit të plotë të kësaj Agjencie, për t`i garantuar çasje të barabartë në drejtësi të gjithë qytetarëve të vendit, në veçanti kategorive sociale. Në këtë kontekst, znj.Osmani u zotua se, do të ndërmarrë hapa konkretë brenda kompetencave të saj për të ndihmuar Agjencinë për t’ia siguruar buxhetin për sigurimin e qëndrueshmërisë së zyrave mobile për ndihmë juridike falas.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors