Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas u takua me Kryetarin e Komisionit për Buxhet dhe Transfere në Kuvendin e Republikës së Kosovës z. Hekuran Murati

Me datë 29.05.2020, Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas znj.Anita Alaj-Kalanderi, e shoqëruar nga bashkëpunëtorët nga GIZ dhe USAID – Programi “Drejtësia Vlen”, u takua me Kryetarin e Komisionit për Buxhet dhe Transfere në Kuvendin e Republikës së Kosovës z. Hekuran Murati.

Drejtoresha Alaj-Kalanderi, e njoftoi Kryetarin e Komisionit z. Murati me të arriturat dhe sfidat me të cilat Agjencia po ballafaqohet që nga themelimi, duke përfshirë mungesën e buxhetit dhe mungesën e stafit të mjaftueshëm për të përmbushur misionin kushtetues dhe ligjor për ofrimin e ndihmës juridike falas në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në mënyrë që qytetarët të cilët nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare të sigurojnë qasje efikase në sistemin e drejtësisë dhe të përfitojnë shërbime të ofrimit të ndihmës juridike falas.

Me theks të veçantë gjatë takimit u diskutua, sigurimi i qëndrueshmërisë së zyrave mobile për ndihmë juridike falas të cilat momentalisht përkrahen nga Projekti GIZ.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere z. Hekuran Murati, theksoi rëndësinë e funksionalizimit të plotë të kësaj Agjencie, dhe u zotua se do të ndërmarrë hapat e nevojshëm që brenda fushëveprimit të Komisionit të ndihmoj Agjencinë për të siguruar buxhetin për qëndrueshmërinë e zyrave mobile për ndihmë juridike falas.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors