Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Drejtoresha Ekzekutive – Zv e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas Znj. Anita Alaj Kalanderi priti në takim përfaqësuesit e OSBE-së

Me 2 Mars 2020, Drejtoresha Ekzekutive – Zv e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Znj. Anita Alaj Kalanderi dhe Udhëheqësia e Divizionit për Ndihmë Juridike Falas Znj. Flutura Berbati Zena u takuan me përfaqësuesit e OSBE-së Znj. Natia Katisitadze – Zyrtare e Lartë Ligjore dhe Znj. Rachel Rushby – Këshilltare për të Drejtat e Njeriut për të diskutuar rreth bashkëpunimit dhe nevojave të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas.

Drejtoresha Ekzekutive – Zv, Znj. Kalanderi shprehu falenderimin për përkrahjen e OSBE-së duke theksuar se OSBE –ja në vazhdimësi e ka mbështetur ANJF-në, ndër të tjera deklaroi se Agjencia për Ndihmë Juridike Falas është e gatshme për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Në vazhdim të takimit u diskutua rreth objektivave dhe sfidave të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors