Sot me dt. 05.09.2022, Drejtorja Ekzekutive znj. Anita Alaj Kalanderi realizoi takim me znj. Albulena Haxhiu Ministre e Ministrisë së Drejtësisë, me temë të diskutimit sigurimi i qëndrueshmërisë së 6 (gjashtë) zyrave mobile të përkrahura nga donatori GIZ, të cilat funksionojnë në Komunat: Podujevë, Klinë, Lipjan, Shtime, Kaçanik dhe Hani i Elezit.
Si pasoj e ndërprerjes së përkrahjes financiare nga donatori GIZ zyrat mobile në Komunat: Podujevë, Klinë, Lipjan, Shtime, Kaçanik dhe Hani i Elezit, si pasoj e pamjaftueshmërisë së buxhetit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, përkundër obligimit ligjor dhe nevojës së qytetarëve rrezikohen të mbyllen me dt. 31.12.2022.
Drejtorja Ekzekutive e Agjencisë paraqiti nevojën e hapjes së zyrës mobile edhe në Komunën e Vushtrrisë, nevojë kjo e paraqitur nga pilot projekti i klinikës mobile dhe numri i qytetarëvetë Komunës së Vushtrrisë të cilët kanë kërkuar dhe përfituar ndihmën juridike falas.
Me qëllim të sigurimit të buxhetit për qëndrueshmërinë e këtyre zyrave, në takim u diskutua për mundësit e sigurimit të mjeteve buxhetore dhe financimin e zyrave nga buxheti i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas.
Ministra e Ministrisë së Drejtësisë znj. Haxhiu u zotua se do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar buxhetin e nevojshëm për qëndrueshmërin e këtyre zyrave, me qëllim të përmbushjes së obligimit kushtetues dhe ligjor për krijimin e qasjes së barabartë në drejtësi për të gjithë.