Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, zyrtarja nga Zyra Rjonale për Ndihmë Juridike Falas Ferizaj, znj. Liri Kqiku realizoi takim me z. Mustafë Tahiri, Kryetar i Gjykatës Themelore Ferizaj me të cilin ka diskutuar më shumë rreth Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, rastet që trajtohen dhe shërbimet profesionale që ofrohen nga kjo zyrë.
Gjatë takimit u diskutua lidhur me të arriturat dhe sfidat në ofrimin e ndihmës juridike falas në komunen e Ferizajt ndërsa z. Tahiri shprehi gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit mes institucioneve me qëllim mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
Aktivitetet në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas do të vazhdojnë gjatë gjithë kësaj jave, deri me 14 Qershor 2024 me qëllim vetëdijësimin e qytetarëve për Ndihmën Juridike Falas.