Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Fillon punen Zyra Mobile e ANJF-së në Komunen e Obiliqit

Sot, me datë 13.01.2025, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) me mbështetjen financiare të Qendres së Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), si dhe përkrahjen e Komunës së Obiliqit ka vënë në funksion Zyren Mobile të ANJF-së në Komunën e Obiliqit.

Kjo zyre ka për qëllim ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike falas të gjithë qytetareve të kësaj komune cilët për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk kanë pasur mundësi t’i realizojnë të drejtat e tyre apo nëse bëjnë pjesë në kategoritë e veçanta të përfituesve të ndihmës juridike falas.

Me theks të veqantë kjo zyre do të shërbejë në rritjen e komunikimit dhe ndërgjegjësimit publik dhe shpërndarjen e mesazheve për të drejtat pronësore, si dhe dhënien e ndihmës juridike mbi realizimin e të drejtave pronësore.

Në fillimin e punës të Zyres Mobile të pranishëm ishin z. Faton Jashari, U.D Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, z. Ibush Mjekiqi, Nënkryetar i Komunës së Obiliqit, z. Naim Miftari, Drejtor i Shërbimeve Publike dhe znj. Odeta Naks, përfaqësuese nga ATRC.

Zyra Mobile e ANJF-së do të funksionoj në disa komuna të Kosovës aty ku ka më së shumti nevojë, sa më afër qytetarëve.

Bëje tënden, Regjistroje Pronën!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors