Aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas i janë bashkuar edhe organizatat jo qeveritare që kanë lidhur marrëveshjet për partneritet me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas.
Organizata Advancing Together – AT ka bërë shpërndarjen e broshurave informuese për ndihmën juridike falas – Derë më derë, po ashtu ka vendosur postera në institucione relevante dhe në vende të qasshme për banorët e fshatit Plemetin dhe ata të Komunës së Obiliqit.