Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Fushata e ndërgjegjësimit për Ndihmën Juridike Falas në Prizren

Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, në Sheshin Shadërvani në Prizren u organizua një aktivitet vetëdijësues me qytetarët, me qëllim promovimin e shërbimeve të ndihmës juridike falas dhe informimin e tyre për të drejtat që u garantohen me ligj.

Aktiviteti u realizua nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas (ANJF), në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe me mbështetjen e GIZ-it Gjerman.

Nën koordinimin e znj. Fjorda Mujollar dhe z. Mihat Sylejmani, zyrtarë të lartë për ndihmë juridike në Zyrën Rajonale për Ndihmë Juridike Falas në Prizren, studentët e Fakultetit Juridik u angazhuan drejtpërdrejt në informimin e qytetarëve, shpërndarjen e materialeve promovuese dhe ofrimin e informacioneve lidhur me kriteret dhe procedurat për përfitimin e ndihmës juridike falas.

Përmes këtij aktiviteti, qytetarët patën mundësinë të njihen më nga afër me shërbimet që ofron Agjencia për Ndihmë Juridike Falas dhe me rëndësinë e qasjes së barabartë në drejtësi për të gjithë.

Ky aktivitet dëshmoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike, akademisë dhe të rinjve në promovimin e të drejtave të qytetarëve dhe afrimin e shërbimeve juridike pranë komunitetit.

Falënderojmë studentët e angazhuar, Fakultetin Juridik “Ukshin Hoti”, GIZ-in Gjerman dhe qytetarët e Prizrenit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë aktivitet vetëdijësues.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors