Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Fushatë Informuese për shërbimet e ndihmës juridike falas në Komunën e Dragashit

E drejta e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe Ndihmë Juridike Falas

Sot me dt. 18.11.2022 Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, ka organizuar Tryezën për Fushatë Informuese për të drejtat e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe ndihmë juridike falas me akterët komunal dhe palët kyçe të ndërlidhura që ofrojnë shërbime për qytetarët e Komunës së Dragashit

Tryezën e hapi znj.Anita Alaj Kalanderi – Drejtore Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe pjesmarrës ishin z.Resul Fetahu -Nënkryetar i Komunës së Dragashit, z. Fejsal Haliloviq- Nënkryetar i Komunës në Dragash ,z.Veton Halili -Shef i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Dragashit, përfaqësues dhe akter tjerë komunal, të cilët në fjalën e tyre të rastit u zotuan se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të informimit të qytetarëve dhe referimit të tyre te ZMNJF Dragash e cila gjendet në objektin e Qendrës për Pune Sociale.

Qëllimi i përgjithshëm i fushatës informuese është promovimi i të drejtës për qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët, pa dallim dhe ka synim promovimin e qasjes në drejtësi, identifikimin e sfidave për qytetarët dhe mundësi të reja për bashkëpunim midis aktorëve me rëndësi (në nivel lokal dhe në nivel qendror), me qëllim të avancimit të mëtejmë të qasjes në drejtësi për qytetarët.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors