E drejta e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe Ndihmë Juridike Falas
Sot me dt. 01.11.2022 Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, ka mbajtur Fushatë Informuese për të drejtat e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe ndihmë juridike falas me akterët komunal dhe palët kyçe të ndërlidhura që ofrojnë shërbime për qytetarët e Komunës së Mitrovicës
Tryezën e hapi znj.Anita Alaj Kalanderi – Drejtore Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe pjesmarrës ishin përfaqësues dhe akter komunal, të cilët u zotuan se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të informimit të qytetarëve dhe referimit të tyre të ZRNJF Mitrovicë e cila gjendet në objektin e Qendrës për Punë Sociale Mitrovicë.
Qëllimi i përgjithshëm i fushatës informuese është promovimi i të drejtës për qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët, pa dallim dhe ka synim:
• Promovimi i qasjes në drejtësi dhe institucionin e ndihmës juridike falas në nivel lokal dhe qendror;
• Identifikimi i sfidave dhe mangësive të mundshme të qasjes në drejtësi për qytetarët, në Komunën e Mitrovicës;
• Identifikimi i mundësive të reja për bashkëpunim midis aktorëve me rëndësi (në nivel lokal dhe në nivel qendror), me qëllim të avancimit të mëtejmë të qasjes në drejtësi për qytetararët.