Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Fushatë Informuese për shërbimet e ndihmës juridike falas në Komunën e Skenderajt

E drejta e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe Ndihmë Juridike Falas

Sot me dt. 03.11.2022 Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, ka mbajtur Fushatë Informuese për të drejtat e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe ndihmë juridike falas me akterët komunal dhe palët kyçe të ndërlidhura që ofrojnë shërbime për qytetarët e Komunës së Skenderajt

Tryezën e hapi znj.Anita Alaj Kalanderi – Drejtore Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe pjesmarrës ishin përfaqësues dhe akter komunal, të cilët u zotuan se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të informimit të qytetarëve dhe referimit të tyre të ZMNJF Skenderaj e cila gjendet në objektin e Shtëpisë së Kulturës Skenderaj.

Qëllimi i përgjithshëm i fushatës informuese është promovimi i të drejtës për qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët, pa dallim dhe ka synim:

• Promovimi i qasjes në drejtësi dhe institucionin e ndihmës juridike falas në nivel lokal dhe qendror;

• Identifikimi i sfidave dhe mangësive të mundshme të qasjes në drejtësi për qytetarët, në Komunën e Skenderajt;

• Identifikimi i mundësive të reja për bashkëpunim midis aktorëve me rëndësi (në nivel lokal dhe në nivel qendror), me qëllim të avancimit të mëtejmë të qasjes në drejtësi për qytetararët.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors