Me datë 06 Dhjetor 2023, zv. Drejtori i Departamentit Ligjor në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, z. Faton Jashari ishte panelist në Sesionin e gjashtë informativ ligjor me komunitetin Rom për Qasjen në Drejtësi për qytetarët e komunave Fushë Kosovë dhe Obiliq i organizuar nga projekti Eukojust. Panelist ishte edhe përfaqësuesit e Eukojust dhe përfaqësues nga institucioni i Avokatit të Popullit.
Përfaqësuesi i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas foli më shumë rreth funksionit, shërbimeve që ofron Agjencia, kritereve që duhet plotësuar për përfitimin e ndihmës juridike falas, procedurave të aplikimit etj.
Ky ishte sesioni i fundit informativ ligjor me komunitetin Rom për Qasjen në Drejtësi për vitin 2023.