Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Gjilan: Tryezë me akterët komunal dhe OJQ-të

Sot, me datë 13 Qershor 2024 në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas me mbështetjen e OSCE, zyrtarët nga Zyra Rajonale për Ndihmë Juridike Falas Gjilan, z. Sadulla Salihu dhe z. Sokol Haziri realizuan “Tryezën me akterët komunal dhe OJQ-të” në Komunen e Gjilanit me qëllim nxitjen e bashkëpunimit ndër institucional.

Gjatë kësaj tryeze u diskutan të arriturat dhe sfidat në ofrimin e ndihmës juridike falas nga Zyra Rajonale për Ndihmë Juridike Falas Gjilan dhe bashkëpunimi ndërinstitucional mes kësaj zyre dhe akterëve komunal me qëllim të qasjes në drejtësi për të gjithë.

Fokusi kryesor i diskutimit ishin të drejtat e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe ndihmë juridike falas dhe mundësia e forcimit të komunikimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve.

Në këtë tryezë kishte pjesëmarrës nga një numër i madh i institucioneve dhe Organizatave Joqeveritare që veprojnë në Komunën e Gjilanit, të cilët u shprehen të gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me ANJF-në.

Nëpërmjet takimeve të tilla me pjesëmarrjen e akterëve komunal dhe OJQ-ve synohet të ndërtohet një sistem më gjithëpërfshirës dhe efektiv i ndihmës juridike.

Kjo tryezë u organizua nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas me përkrahjen e OSCE.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors