Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

GJILAN

Në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, z. Sokol Haziri dhe znj. Blerta Raçaj Ajvazi, zyrtarë të lartë për ndihmë juridike në Zyrën Rajonale për Ndihmë Juridike Falas në Gjilan, kanë zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve lokale dhe qytetarë të komuniteteve joshumicë.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve janë realizuar takime me z. Arben Kadriu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Mursel Zymberi, Drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, si dhe me zyrtarët për mbrojtjen e viktimave në Gjilan. Po ashtu, është zhvilluar një takim informues me qytetarët e komunitetit serb në fshatin Shillovë.

Gjatë takimeve u promovuan shërbimet që ofron Agjencia për Ndihmë Juridike Falas dhe u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në orientimin dhe referimin e qytetarëve që kanë nevojë për mbështetje juridike. Një vëmendje e veçantë iu kushtua qasjes në drejtësi për kategoritë në nevojë, viktimat e krimit dhe komunitetet joshumicë.

Takimet shërbyen gjithashtu për rritjen e vetëdijesimit lidhur me të drejtat ligjore të qytetarëve dhe mundësitë për të përfituar nga shërbimet e ndihmës juridike falas, me qëllim që këto shërbime të jenë sa më afër çdo qytetari pa dallim.

Përmes aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, Agjencia vazhdon angazhimin e saj për të afruar shërbimet juridike tek qytetarët, për të forcuar bashkëpunimin me institucionet relevante dhe për të garantuar qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors