Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Istog | Takim me Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport

Më 18 qershor 2025, në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ndihmës Juridike Falas, Zyrtarja e Lartë për Ndihmë Juridike nga Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Istog, znj. Pranverë Zeqiraj, realizoi një vizitë zyrtare në Zyrën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Vlora Vuthaj.

Gjatë takimit u diskutua për shërbimet që ofron Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, me theks të veçantë në mundësinë e ofrimit të ndihmës juridike për qytetarët që nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet për përfaqësim ligjor.

Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional dhe promovimit të së drejtës për ndihmë juridike falas, veçanërisht për të rinjtë, të cilët shpesh përballen me sfida të mëdha në qasjen në drejtësi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors