Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Java e Ndihmës Juridike Falas 23-27 Maj

Me moton ”Mbroje të drejtën tënde” sot me dt. 23.05.2022, filloi java e ndihmës juridike falas e cila do zgjasë deri me dt.27.05.2022.

Gjatë kësaj jave do të ketë një varg aktivitetesh që synojnë të ngrisin vetëdijësimin e qytetarëve lidhur me të drejtat e tyre dhe realizimin përmes shërbimeve juridike që ofron Agjencia për Ndihmë Juridike Falas.

Qëllimi i përgjithshëm i fushatës informuese është promovimi i të drejtës për qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët, pa dallim dhe ka synim:
• Promovimi i qasjes në drejtësi dhe institucionin e ndihmës juridike falas në nivel lokal dhe qendror;
• Identifikimi i sfidave dhe mangësive të mundshme të qasjes në drejtësi për qytetarët,
• Identifikimi i mundësive të reja për bashkëpunim midis aktorëve me rëndësi (në nivel lokal dhe në nivel qendror), me qëllim të avancimit të mëtejmë të qasjes në drejtësi për qytetarët.

Kjo javë mbështetetet nga donatori USAID – JAK dhe përfshin aktivitetet si në vijim:

  • Tryezat e përbashkëta me akterët komunal, në komunën e Deçanit, Pejës dhe Kamenicës
  • Kënde informuese në Komunën e Deçanit, Pejës, Kamenicës, Graçanicës dhe Drenasit, ku do të shpërndahet material promoves për shërbimet që ofron Agjencia për Ndihmë Juridike Falas
  • Emisione informuese në Radio dhe TV ,
  • Sesione informuese me studentët
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors