Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Kaçanik: Tryezë e rrumbullakët me akterët komunal dhe OJQ-të

Sot me datë 15 Nëntor 2024, u organizua tryeza e rradhes e rrumbullakët me akterët komunal dhe OJQ-të me rastin e themelimit të Zyres Mobile për Ndihmë Juridike Falas Kaçanik. Kjo zyre ka për qëllim ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike falas të gjithë qytetareve të kësaj komune cilët për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk kanë pasur mundësi t’i realizojnë të drejtat e tyre apo nëse bëjnë pjesë në kategoritë e veçanta të përfituesve të ndihmës juridike falas.

Z. Faton Jashari, U.D. Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas theksoi rëndësinë shtrirjes së ndihmës juridike falas edhe në komunen e Kaçanikut si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional mes Zyres Mobile për Ndihmë Juridike Falas Kaçanik, akterëve komunal dhe organizatave jo qeveritare në nivel lokal me qëllim të sigurimit të qasjes në drejtësi për të gjithë.

Në panel ishte edhe znj. Kadishe Shabani, Administratore e Gjykatës Themelore Ferizaj – Dega Kaçanik e cila që nga fillimi e ka përkrahur Zyren Mobile për Ndihmë Juridike Falas Kaçanik nëpërmjet sigurimit të hapësirave të punës për këtë zyre në objektin e Gjykatës Themelore Ferizaj – Dega Kaçanik si dhe në vazhdimësi e ka mbështetur funksionimin e saj.

Ndërsa znj. Dardana Tafili Dauti, Drejtore e Administratës së Përgjithëshme në Komunën e Kaçanikut e ka cilësuar të nevojëshme hapjen e kësaj zyre që do tu shërbejë qytetarëve të Komunës së Kaçanikut në realizimin e të drejtave të tyre.

Të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe përfaqësues nga Komuna e Kaçanikut, Stacioni Policor, Institucioni i Avokatit të Popullit, Qendra për Punë Sociale, Mbrojtësi i viktimave, Zyra për punësim etj. si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare lokale.

Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Kaçanik, gjendet me adresë tek Bulevardi ‘‘Ismail Raka” p.n., objekti i Gjykatës Themelore, Zyra Nr.8, Kaçanik.

Telefono falas: 0800 11 777 ose kontaktoni në email adresën: info.anjf@rks-gov.net

Ky aktivitet është mbështetur nga Qeveria Gjermane përmes @GIZ Kosovo.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors