Këshilli për Ndihmë Juridike Falas (KNJF) i kryesuar nga z. Beshir Islami – Kryesues i KNJF-së, me dt. 27.08.2021 mbajti takimin e rregullt mujor me këtë rend dite :
- Miratimi i procesverbalit i takimit të fundit të KNJF-së
- Themelimi I Komisionit të Pranimi për emrimin e drejtorit ekzekutiv të ANJF-së
- Diskutim rreth organizimit të javës së ndihmës juridike falas
- Të ndryshme
Gjatë takimit u diskutua për të gjitha pikat e rendit të ditës dhe Këshilli për Ndihmë Juridike Falas, nxjerri këtë:
- Vendim: Themelohet Komisioni i pranimit për vlerësimin professional të kandidatëve për emërimin e drejtorit ekzekutiv në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas
Gjatë takimit u bisedua rreth organizimit të javës së ndihmës juridike falas por për arsyje të gjendjes pandemike me Covid 19 në vend, u vendos që java e ndihmës juridike falas të shtyhet për një afat të pacaktuar.